Gazetarja e pyet për jelekun antiplumb, Rama: Ua kisha provuar me qejf

I pyetur nga një gazetare në Prishtinë nëse ka mbajtur apo jo jelek antiplumb gjatë vizitës atje, kryeministri Rama u tregua i gatshëm që të zhvishej për të vërtetuar se kjo nuk ishte e vërtetë.

“Sot apo dje? Për dje nuk iu a provoj dot, sot iu a kisha provuar me qejf. Se e dini që nuk e kam problem trupin tim”, iu përgjigj ai gazetares.

“Më leni të dëgjoj nga këto kur të shkojmë në Tiranë. Mos i nxirrni këto lajme nga puseta e Saliut se na duhet edhe Saliu në këtë beteje. Nuk dua të kem as me Saliun asnjë replikë”.