Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Gent Hazizi: Dua të ndihmoj të moshuarit, ju rrini në shtëpi

Nga A2 CNN
29 Mars 2020, 20:23 | Showbiz
Gent Hazizi: Dua të ndihmoj të moshuarit, ju rrini në shtëpi

Ai është një ndër aktorët më të njohur në skenën teatrale, por edhe në shtëpitë e shqiptarëve. Gent Hazizi, pjesë e “Familjes kuqezi”, që tanimë e ndjekim edhe përtej kufijve, ka ditë që publikon në faqen e tij në Facebook mesazhe të rëndësishme në këto ditë të vështira.

Nisi me një këngë nga sheshxhirimi, e më pas me një tjetër nga shtëpia. Por vetëm 24 orë më parë teksa jepej urdhri që vetëm një pjesëtar i familjes duhet të dalë nga shtëpia për të siguruar ushqimet dhe barnat, aktori u vetofrua të ndihmonte ata të moshuar që në këto ditë të vështira nuk i kanë fëmijët pranë.

“Unë nuk jam i aftë as si infermier e as si mjek, por jam i aftë të ngas makinën. Dua të ofrohem vullnetar qoftë si shofer ose për çdo lloj pune tjetër në shpërndarje ushqimesh ose dhe për t’i bërë pazarin pensionisteve te njësia 5”, shkruan aktori në rrjetet sociale.

E ndonëse nuk ka dashur që kamerat ta ndjekin në këtë shembull mjaft human, ne preferuam ta ndajmë me ju këtë vendim për të rrëfyer edhe se të gjithë mund të ndihmojmë fqinjin që këto ditë izolimi nuk duhet të dalë jashtë, por të qëndrojë në shtëpi.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu