Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Gjama”, ekspozita që rrëfen humbjet e jetëve

Nga A2 CNN
5 Korrik 2021, 16:22 | Aktualitet
“Gjama”, ekspozita që rrëfen humbjet e jetëve

Dhimbja kërrus edhe heronjtë, ata që I kemi parë gjithnjë si kreshnikë malesh, Mujin e Halilin.

Kështu vijnë trimat e eposit tonë në korridorin e Akademisë së Arteve. I riu Euro Rrasa ka humbur miqtë e tij në një aksident rrugor dhe gjama është ekspozita që sjell si manifestim i humbjes së tyre.

Nuk janë vetëm personazhet e eposit që vajtojnë për këtë gjëmë, por edhe personazhet e Kadaresë. Dy plaka nga qyteti i gurtë, por edhe Kostandini bëhet pjesë e kësaj ekspozite të veçantë.

Euro është vetëm 21 vjeç dhe ekspozon për herë të parë. Ai vjen nga një shkollë e mesme e përgjithshme. Ka vetëm pak vite që I dedikohet skulpturës, por ndjesia ia veshi këto vepra me një mesazh e thirrje të ndjerë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë