Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Gjata: Garancitë e 5 qershorit u rrëzuan me ndryshimet kushtetuese

Nga A2 CNN
22 Korrik 2020, 20:00 | Politikë
Gjata: Garancitë e 5 qershorit u rrëzuan me ndryshimet kushtetuese

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, ishte i ftuar në A2 nga ku u shpreh se ndryshimet kushtetuese nuk mund të ndodhi në këtë moment, duke dhënë edhe arsyet.

“Ka një marrëveshje të firmosur nga të gjithë. Unë nuk e kuptoj, ke firmosur një marrëveshje dhe pastaj thua eja bëjmë rregulla të tjera. Me kë bëri marrëveshje ai? Me veten e vet. Kjo Hajdari ishte. Çfarë janë këta? Çfarë serioziteti kanë këta? Kush i beson këta? Janë mashtrues, mashtrues. Ndryshimet kushtetuese nuk bëhen pasi bëhet një marrëveshje politike. Këta e thyen këtë marrëveshje. Probleme ka kodi penal, por Rama s’ka fare ndërmend t’i marrë parasysh ato. OSBE-ja ta ndalon se je më pak se një vit para zgjedhjeve; Je pa Gjykatë Kushtetuese; Je në kohë pandemie; Ke një marrëveshje dhe e fundit janë duke u ndërmarrë në mënyrë të njëanshme, pa pyetur Venecian, pa pyetur qytetarët shqiptarë”, u shpreh Gjata.

Ai thekson se edhe ndërkombëtarët janë shprehur qartë se nuk duan ndryshime kushtetuese në këto momente. Për Gjatën, garancitë e 5 qershorit u rrëzuan me ndryshimet kushtetuese.

Gjata flet edhe për opozitën parlamentare, për të cilën bën edhe një krahasim në situatën ku ndodhemi. “Edhe ata që i shkojnë mbrapa Edi Ramës kanë firmosur njëherë. Kjo nuk shkon. Deputetët e opozitës parlamentare mua më ngjajnë me ata emigrantët që martohen për letra. Kur shkojnë jashtë shtetit martohen me pleq, sa të bëjnë letrat dhe pastaj ndahen. Edhe këta kanë hyrë në atë parlament sa të bëjnë letrat e pensionit. Këta njerëz nuk kanë ku të shkojnë pasi nuk kanë parti, nuk kanë bazë”.

Në fund, Gjata u pyet edhe për deklaratën e së mërkurës të ambasadores amerikane, e cila paralajmëroi kryetarët e partive se do të mbajnë përgjegjësi për ata që do të garojnë në zgjedhje nën siglën e tyre. “Ambasadorja ngriti një problem shumë të rëndësishëm. Por kujt ja drejtoi ajo atë? Kush i futi kriminelët në parlament? E bëri Edi Rama. Unë kam thënë që në fillim që vetingu duhet të fillojë nga politika dhe jo nga drejtësia sepse do të vazhdojë politika e korruptuar dhe do të ngelim pa drejtësi. Kështu ndodhi. Në vitin 2018, PD publikoi platformën për veting në politik”, u shpreh Gjata.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani