Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Gjelat e detit në Baldushk, fermerët: Nuk ka treg, do reduktojmë tufat pasi kemi shumë shpenzime

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2020, 15:00 | Aktualitet
Gjelat e detit në Baldushk, fermerët: Nuk ka treg, do reduktojmë

Na ndajnë pak ditë nga ndërrimi i viteve dhe tavolinës tradicionale në një pjesë të mirë të familjeve shqiptare do t’i mungojë produkti kryesor, gjeli i detit. Çmimi nuk është i shtrenjtë, por është pandemia që ka tkurrur buxhetin e qytetarëve duke krijuar pasiguri.

Në tregun e gjelave të detit në Baldushk, situata është e qetë. Këtu ka më shumë tregtarë sesa blerës. Rritësit e gjelave të detit thonë se këtë vit shitjet janë të vonuara për shkak se mungojnë blerësit.

Përveç pandemisë, rënien e blerjes së gjelave të detit fermerët e shohin edhe te shtimi i konkurrencës.

“Kanë hapur fabrika të rritjes së gjelit të detit. Ata e shesin më lirë”, shprehet një prej tyre.

Në Baldushk, mesatarisht në një vit rriten rreth 10 mijë gjela deti. Për këtë vit, çmimi i tyre është nga 700 deri në 800 lekë të reja për kilogram.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani