Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Gjeli fiton në gjykatë, mund të këndojë sa të dojë!

Nga A2 CNN
5 Shtator 2019, 18:32 | Lifestyle
Gjeli fiton në gjykatë, mund të këndojë sa të

Gjeli Maurice mund të vazhdojë këngën e mëngjesit pavarësisht ankesave të fqinjëve. Ky ishte vendimi i një gjykatë franceze, lidhur më rastin e bujshëm që mediat në vend e kanë cilësuar si një betejë mes stilit të vjetër rural të jetesës dhe vlerave modern që janë bartur nga qyteti.

Gjeli 4-vjeçar, jeton në një ishull të vogël të brigjeve atlantike të Francës. Kënga e tij në orët e para të mëngjesit u bë e padurueshme për një prej fqinjëve, Jean-Louis Biron, i cili është nga qyteti dhe ka blerë një shtëpi të dytë pranë pronarëve të gjelit Maurice. Fqinji shkoi deri atje sa t’i drejtohej gjykatës duke kërkuar që gjeli të heshtej.

“Do t’ja them gjelit, është gjëja e parë që do t’i them kur të kthehem në shtëpi. Ti fitove, je gjëja më e mrekullueshme e më e bukur”, tha pronarja e gjelit.

Rasti i Maurice-s, nxori në pah tensionet disa vjeçare në France, ku ata që jetojnë në qytet blejnë shtëpi verorë në fshat pa qenë gati të bashkëjetojnë më realitetin e jetës rurale, si zhurmat e kafshëve dhe era e insekteve.

Procese të ngjashme kundër lopëve apo kambanave të kishës janë zhvilluar në gjykata të Francës, por asnjë prej tyre me të njëjtin impakt emocional si gjeli, i cili ka marrë letra mbështetjeje deri nga Shtetet e Bashkuara.

Gjeli është simbol kombëtar në France dhe shfaqet ne portën e Pallatit të Elizesë dhe bluzat e futbollistëve të kombëtares.

A2 CNN Livestream

Dita jonë