Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Gjendet pas më shumë se 50 vitesh nëndetësja e zhdukur

Nga A2 CNN
22 Korrik 2019, 15:32 | Bota
Gjendet pas më shumë se 50 vitesh nëndetësja e zhdukur

Një nëndetëse franceze e zhdukur prej më shumë se 50 vjetësh u gjet nga një ekip kërkimi. Ministrja franceze e mbrojtjes Florence Parly njoftoi zbulimin ditën e hënë, duke e cilësuar atë si një triumf teknik.

52 marinarë gjendeshin në bordin e Minerva-s kur ajo u zhduk pranë portit të Tulon në bregdetin jugor të francez në 1968-tën. Përpjekjet e mëhershme për gjetjen e nëndetëses rezultuan të pasuksesshme. Ministrja e Mbrojtjes njoftoi një operacion të ri kërkimi më herët gjatë vitit, pas kërkesave të vazhdueshme të familjarëve për gjetjen e të dashurve të tyre. “Sapo kemi gjetur Minervën. Është një sukses, një çlirim dhe një triumf teknik. Mendoj për familjet që e pritën këtë moment kaq gjatë”, tha Parly.

Ekipi i ri i kërkimit rishqyrtoi të dhënat e aksidentit, përfshirë baticat, për të mundësuar gjetjen e mbetjeve të mjetit lundrues me ndihmën e teknologjisë së re. Zbulimi final u bë nga një anije që i përket kompanisë amerikane Ocean Discovery, bën me dije një zyrtar i marinës franceze për agjencinë e lajmeve AFP. Nëndetësja e zhdukur u loaklizua 45 km larg Tulonit, në thellësinë e 2370 metrave. Shkaku i vërtetë i aksidentit ku u përfshi Minerva nuk u zbulua kurrë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë