Gjendja në kufi, Beqaj: Nuk do të meritonim respektin e askujt në qoftë se nuk respektojmë veten

Publikuar më: 22/9/2021, ora 22:38

Politologu Behlul Beqaj komenton situatën delikate e krijuar në kufirin mes dhe Serbisë, për çështje e reciprocitetit të targave. Situata në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë duket që po shndërrohet në një ngërç, me kamionët që po bllokojnë vijueshmërinë e trafikut për shkak të reciprocitetit të targave, dhe që është domethënës për ngërçin e përgjithshëm të marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit. Sipas politologut Behlul Beqaj “ngritja e tensioneve nuk është lajm i mirë për Kosovën dhe rajonin, por vetëmohimi i Kosovës do të ishte lajm edhe më i keq, sepse nuk do të meritonim respektin e askujt në qoftë se nuk respektojmë veten. Kështu që mendoj se ka ardhur momenti që dramatizimit teatral të Vucicit t’i thuhet mjaft, se e ka zgjatur shumë çështjen e Kosovës duke ngritur autoritetin në nivel autokracie në Serbi”. Edhe pse gjasat e një eskalimi të situatës mbetet i mundur, politologu mendon se “në pjesën dërrmuese të serbëve kjo mundësi nuk ekziston, por nuk do të thotë që nuk ekziston në mendjen e Vucicit, të paktën për arsyeje elektorale. Por nëse çështja nuk trajtohet në mënyrë reale nga BE, ekziston mundësia e eskalimit të mëtejshëm”. Kryeministri Albin Kurti ka pranuar dialogu për targat me BE-në, ndërkohë që Vucic ka refuzuar, por sërish Kosova duket si fajtore në opinionin e ndërkombëtarëve. “Është një praktikë ajo që diskriminon shqiptarët e Kosovës për hir të stabilitetit. Ky pretekst duhet të marr fund. Po hapen portat për fillimin e barazisë me Serbinë, kështu që duhet përkrahur vendimi i qeverisë” , thotë ai në A2. Sipas tij, “Vucic ka notuar mjeshtërisht në interes të perëndimit, ndërkohë që ka ruajtur interesat e Lindjes. Dhe Europa duhet të zgjohet, e ka ngritur autokracinë e Vucic me investimet ndër vite, duhet të jetë më agresive me Beogradin nëse do që të ketë stabilitet. I morëm si shkas targat, ndoshta janë çështje që po diskutohen më shumë sesa meritojnë, dhe duhet të përqendrohemi në çështjen kyçe, që është statusi politik i Kosovës”. Ndërkohë për rolin e Shteteve të Bashkuara, Beqaj shton se ka një keqkuptim “Miku jonë strategjik na thotë që njohja do të ketë një kompromis të dhimbshëm. Duhet te kuptojmë që fati ynë e kemi në duart e SHBA, dhe kemi fatin që ata janë me ne. Nuk mund të kërkojmë më shumë sesa është në gjendje të bëj sot SHBA, do të ishte pretencioze dhe do të kthehej në bumerang”.