Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Gjipali: Metodologjia e BE? Po mbetëm me logjikën e këtyre 20 viteve do të na penalizojë

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2020, 11:18 | Politikë
Gjipali: Metodologjia e BE? Po mbetëm me logjikën e këtyre 20

Propozimi i një metodologjie të re për zgjerimin e Bashkimit Europian duket sikur mund të zhbllokojë ngërçin midis vendeve anëtare për të çelur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Por Gledis Gjipali, i Lëvizjes europiane të Shqipërisë, një nga përfaqësuesit e shoqërisë civile që po ndjek zhvillimet në Bruksel, metodologjia mund të ketë aspekte të mira por edhe rreziqe për vende si Shqipëria.  

“Rreziku i madh ishte që të vihej në dyshim i gjithë procesi, dhe ky ndryshim i metodologjisë synon të anashkalojë këtë bllokim, duke ndërlidhur aspektin teknik me atë politik”, ku flitet për shpërblime në rast reformash, ose pengim ose kthim mbrapa në proces  në rast të kërkesave të pa plotësuara, që për Gjipalin është ”një element më shumë presioni, edhe pse i përdorur më parë në rastin e Turqisë”.

Gjipali, i intervistuar nga A2, thotë se “metodologjia sfidon vendet që synojnë anëtarësimin, me oferta politike, ku për shembull në qoftë se reformat në atë vend shkojnë shpejt mund të mbyllet një kapitull edhe brenda vitit”, duke paraqitur edhe instrumente financiare motivuese që do të detajohen më pas, gjatë samitit të Zagrebit.  

Për sa i përket përfitimeve të Shqipërisë nga ky proces i ri, Gjipali mendon se “çështja është sa ne jemi në gjendje të përgjigjemi. Ky është mekanizëm më fleksibël, por do të favorizojë vendet e guximshme që dinë të përshpejtojnë reformat, po mbetëm me logjikën e këtyre 20 viteve do të na penalizojë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli