Gjermania “hedh sytë” nga Rusia, gati kontrata me 2,5 milionë doza të vaksinës Sputnik

Shteti gjerman i Bavarisë po negocion një kontratë paraprake për sigurimin e 2,5 milionë dozave të vaksinës ruse Sputnik V, siç bëri të ditur të mërkurën lideri rajonal Markus Soder. Vaksina, e cila po përdoret edhe në Shqipëri, është ende në fazë shqyrtimi nga Agjencia Europiane e Barnave.