Gjermania optimiste, negociatat e BE me Tiranën dhe Shkupin hapen brenda vitit

Dera e Bashkimit Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk hapet dot gjatë Presidencës portugeze. As në samitin e qershorit nuk do të ketë hapje negociatash.

Konfirmimi vjen nga ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, në Berlin pas konferencës virtuale të ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në kuadër të procesit të Berlinit. Megjithatë ka shpresa të mëdha që konferenca e parë ndërqeveritare e Brukselit me Tiranën dhe Shkupin të mbahen brenda këtij viti.