Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Gjici: Tre humbje, të tepërta për Kukësin

Nga A2 CNN
7 Tetor 2019, 17:41 | Futboll
Gjici: Tre humbje, të tepërta për Kukësin

Humbja me Vllazninë konfirmoi startin e vështirë të sezonit për Kukësin. Edhe pse skuadra është ndërtuar me ambicie për titullin dhe janë afruar emra si Abazaj apo Gavazaj, veri-lindorët pësuan humbjen e tretë në shtatë ndeshje.

Një ecuri larg pritshmërive dhe e papranueshme për Presidentin Safet Gjici: “Nuk e prisnim sepse ekipin e kemi. Duhet që stafi teknik të reagojë, bashkë me lojtarët. Prodhohet loja, shkohet te porta, por nuk shënohet. Janë shumë 3 humbje për Kukësin në kaq javë”.

Kukësi ndodhet në vendin e shtatë, vetëm 2 pikë larg kreut. Edhe pse e pranon se janë brenda objektivit, trajneri Shpëtim Duro thekson se nëse ecuria nuk ndryshon, nuk do t’i bëhet barrë klubit: “Nëse Kukësi do të dalë jashtë objektivave, unë nuk ia lejoj vetes që të vazhdoj. Unë nuk i bëhem barrë klubit. Por, të gjitha skuadrat janë me 1 ose 2 pikë diferencë dhe jemi në luftë”.

Në fillim të edicionit, pakkush do ta mendonte Vllazninë në krye të kampionatit. Një skuadër e ndërtuar mes problemeve dhe vonesave, ku po befason braziliani Hygor, ndërsa kapiteni Gilman Lika është lideri i padiskutueshëm, që tashmë kërcënon Partizanin pas pauzës për ndeshjet ndërkombëtare.

Objektivi nuk është titulli kampion. Por, unë e kam thënë që kemi grup të mirë që nuk i frikësohet askujt. Ndeshjen me Partizanin do ta përgatisim për ta fituar”, tha Lika.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu