Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Gjika: Jemi skeptik për garancinë sovrane, qeveria ka bërë zero 500 milionë eurot e BE

Nga A2 CNN
23 Qershor 2021, 21:58 | Ekonomi
Gjika: Jemi skeptik për garancinë sovrane, qeveria ka bërë

Në A2 Business këtë të mërkurë u diskutua në lidhje me garancinë sovrane 3, e cila u njoftua nga Ministria e Financave se do të jepet për turizmin dhe fasonët, që janë edhe dy sektorët e ekonomisë më të goditur nga kriza e COVID 19.

Gjergji Gjika, përfaqësues i industrisë fason, u pyet nëse ky sektor do të përfitojë nga kjo garanci. Gjika ishte skeptik, ndërsa theksoi se ekonomia dhe konkretisht sektori që ai përfaqëson duhet të kenë mbështetje në forma të tjera.

“Duke qenë se garancia 3 nuk jep asnjë hollësi sa i përket mënyrës dhe arsyes se pse po jepet, kemi të drejtë të dyshojmë. Jemi skeptik.

Ne nuk pretendojmë për garanci sovrane, por ato që ka marrë e gjithë bota. BE ka dhënë 500 milionë euro dhe këto i kanë bërë zero. Nëse do të vazhdojmë me këtë teorinë e kredive, kjo nuk është e ndershme”, tha Gjika.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani