Gjiknuri: Kemi adresuar edhe parakushtet, por ndërkohë na janë paraqitur kërkesa të reja

Përfaqësuesi e Partisë Socialiste Damian Gjiknuri në dalje të mbledhjes për Reformën Zgjedhore deklaroi se mazhoranca ka adresuar pjesën më të madhe të kushteve të opozitës, por mungoi konsensusi në ditën e sotme për shkak të një ”cedimi të opozitës”, e cila sipas tij shtoi disa kushte.

“Gjatë gjithë kësaj kohe e kemi trajtuar me seriozitet rekomandimet e ODIHR si dhe kërkesat e opozitës. Sot kemi një kuadër gati të përfunduar, edhe me kushtet e opozitës. Kemi gjetur hapësirën dhe do t’ i përfshijmë. Por nuk mundet që pasi biem dakord edhe për kërkesat që ishin parakusht, nëpraninëe ndërkombëtarëve, të fillohet të cedohet duke vijuar me kërkesa të tjera”.

Sipas tij “gjithsesi dritaret e komunikimit janë të hapura, do të vazhdojmë të ndjekim procesin ligjor, do të fillojmë të informojë Kuvendin me paketën e dytë, por jemi të hapur për të mbyllur edhe ato gjera që mungojnë”.

I pyetur për çështjen e identifikimit biometrik, Gjiknuri deklaroi se ”i kemi adresuar edhe parakushtet por nuk dua t’i deklaroj, por do të marrim përsipër risqet që të adresohen rekomandimet”.