Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Gjiknuri në “Absolut 4”: Njerëzit thonë, “Basha, djalë i mirë, por që fle gjumë...”

Nga A2 CNN
1 Mars 2021, 21:29 | Politikë
Gjiknuri në “Absolut 4”: Njerëzit thonë,

Mbrëmjen e së hënës, në “Absolut 4” në A2 u diskutua për aksionin e socialistëve para zgjedhjeve të 25 prillit, ku i ftuar ishte edhe ish-ministri, aktualisht deputeti i PS, Damian Gjknuri.

Teksa u pyet për alternativat që kanë shqiptarët në zgjedhjet e 25 prillit, Gjiknuri u shpreh se PS e ka treguar veten gjatë viteve të qeverisjes, sidomos në mandatin e dytë për atë që ka bërë, ndërsa sa i përket opozitës, ai e kaloi me një batutë për Lulzim Bashën.

“Qytetarët e ndjejnë çdo ditë se çfarë ka bërë PS. Qytetarët janë aq të mençur dhe deri diku modest edhe për gjërat që nuk janë bërë, për fatkeqësitë që ka pasur ky vend, disa nga tërmeti e disa nga pandemia. Nisur nga kjo qytetarët dinë të vlerësojnë se kush janë ofertat që kanë për të zgjedhur. PS i del zot më mirë gjërave sesa pala tjetër, e cila përgjithësisht nuk përfaqëson asgjë të re.

Ata janë njerëz të provuar, po ata liderë politikë. Njëri ka qenë në bashki, ku ka marrë edhe atë sinonimin e gjumit, me të drejtë, pa të drejtë, ngeli ajo: Djalë i mirë, por që fle gjumë, thonë njerëzit. Ata janë personazhe politik të provuar. Qytetarët dinë të bëjnë krahasimin. Parimi i ndryshimit nuk është të kthehesh prapa”, u shpreh Gjiknuri në A2.

A2 CNN Livestream

Dita jonë