Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Gjirokastra e dëmtuar, investimet e papërfunduara rrezikojnë sezonin turistik

Nga A2 CNN
21 Mars 2022, 16:03 | Sociale
Gjirokastra e dëmtuar, investimet e papërfunduara rrezikojnë

Investime të papërfunduara, rrugë dhe kalldrëme të shqyera dhe të lëna përgjysmë, si dhe tabela që datojnë që në vitin 2020 për punime që duhej të përfundonin për 30 javë, janë pamje që gjirokastritët dhe vizitorët hasin në Gjirokastër.

Përveç pamjes dhe vështirësive të përditshme për të kaluar të banorëve të zonës dhe të mjeteve, kjo gjendje vë në pikëpyetje edhe sezonin turistik, që është në prag.

Blerin Kore, drejtor i Kulturës dhe Turizmit në Gjirokastër, shprehet: “Rrugët me kalldrëm janë simboli i qytetit. Shpresojmë që infrastruktura rrugore të përfundojë sa më shpejt”.

Në të njëjtën gjendje ndodhet edhe salla e Teatrit të Gjirokastrës, rikonstruksioni i së cilës nuk përfundoi në afatin e caktuar, duke sjellë për pasojë edhe mungesën e shfaqjeve për artdashësit e Gjirokastrës. Por, kryebashkiaku i qytetit të kalldrëmeve pohon një afat konkret kur salla duhet të jetë gati për artistët dhe publikun.

“Shpresoj që brenda majit, falë edhe marrëveshjes me Teatrin e Puljas, të nisim aktivizimin e teatrit me një kalendar aktivitetesh”, tha Flamur Golemi, kryetar i Bashkisë Gjirokastër.  

E ndërsa aktorët e teatrit “Zihni Sako” thuajse e kanë përfunduar punën në tavolinë për një premierë, shpresojmë që afati i përcaktuar nga kryebashkiaku t’u mundësojë vënien e premierës në skenë për publikun.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu