Gjirokastra “zonë e gjelbër”, kryebashkiaku: Mos të abuzojmë me lehtësimet, beteja me COVID-19 nuk është fituar

“Zonat e gjelbra” janë tentativa e parë për një rikthim në normalitet, në disa pjesë të Shqipërisë shumë pak të prekura nga koronavirusi, ku tashmë lëvizet lirshëm dhe pa autorizime.
Flamur Golemi, kryebashkiaku i njërit prej këtyre qyteteve, Gjirokastrës, tregon për A2 masat lehtësuese dhe bën apel që këto të shfrytëzohen por jo abuzohen, duke “hedhur në erë” statistikat e mira deri më tani.