Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Gjoba për bizneset që nuk respektojnë masat e sigurisë

Nga A2 CNN
18 Prill 2020, 16:14 | Ekonomi
Gjoba për bizneset që nuk respektojnë masat e sigurisë

Bizneset që duan të vazhdojnë aktivitetin duhet të zbatojnë masat e sigurisë për punonjësit dhe klientët, në të kundërt rrezikojnë të gjobiten nga Inspektorati Shëndetësor.

Të gjithë punonjësit duhet të përdorin maska dhe doreza, t’i ndërrojnë ato çdo ditë dhe të pastrojnë duart rregullisht. Ndërsa punëdhënësit janë përgjegjës për sigurimin e këtyre mjeteve të mbrojtjes personale.

Po ashtu, në hyrje dhe dalje punonjësit duhet të dezinfektohen me spray dhe brenda ambienteve të punës duhet të respektohet distanca prej 2 metrash, në të kundërt rekomandohet që të punojnë me turne apo nga shtëpia.

Të gjitha mjetet e punës dhe vetë ambienti i biznesit duhet të dezinfektohen rregullisht, ndërsa rregullat e ISHP rekomandojnë ngjitjen e posterave sensibilizuese në hyrje të bizneset, deri tek vendosja e kamerave të sigurisë, për të vëzhguar nëse punonjësit zbatojnë këto masa.

Në varësi të nivelit të rrezikut për transmetimin e virusit, bizneset duhet të vendosin gjithashtu xham mbrojtës midis klientit dhe shitësit, të rrisin nivelin e qarkullimit të ajrit dhe të ngjisin shenjat për ruajtjen e distancës në tokë.

Për të gjitha këto masa, Inspektorati Shëndetësor do të kryejë inspektime sistematike, duke aplikuar penalitete për shkelësit e rregullave.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani