Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Gjoni: Shqipëria në krizë jo nga pandemia, por financiare. Qytetarët s’duhen trajtuar si kriminelë

Nga A2 CNN
14 Prill 2020, 08:58 | Politikë
Gjoni: Shqipëria në krizë jo nga pandemia, por financiare.

“Nuk kemi emergjencë për të luftuar koronavirusin, por jemi përballë emergjencës kombëtare për katastrofën ekonomike. Këta kanë vite që abuzojnë me pasuritë e përbashkëta, i kanë vjedhur lekët dhe në një ditë të keqe që ne duhet të kishim disa lekë mënjanë, ky bën populizëm duke përgjysmuar rrogat e deputetëve. Kjo nuk është republikë personale, por parlamentare. Do të ketë shumë dhimbje financiare për shqiptarët në muajit në vijim, nëse e mbajmë mbyllur vendin edhe një muaj këtu do të ketë katastrofë ekonomike”.

Kështu u shpreh deputeti Ralf Gjoni në Dita Jonë këtë mëngjes lidhur me situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit. Ai tha më tej se Shqipëria sot nuk ka nevojë për ndërhyrje në kodin penal, por për një paketë financiare të qartë, për të siguruar minimumin e mbështetjes. Ai theksoi se nuk do të votojë ndryshimet në Kodin Penal.

“Në sektorin privat, siç ka marrë masa Franca, Britania, Italia, nëse qeveria merr masa për të ndaluar lëvizjen, atëherë duhet një mbështetje financiare. Kjo është strategjia e hedhjes së tymnajës nga ana e qeverisë. Kodi penal nuk ka nevojë për ndërhyrje. Unë nuk do ta votoj, madje do u bëj thirrje edhe deputetëve të tjerë. Ky propozim është i pavotueshëm, është skandaloz. Ai do të mbajë përgjegjësi për këtë. Shqipëria është në një krizë shumë të madhe jo epidemike, por financiare. Kriza e koronavirusit në botë ka provokuar nxjerrjen e të palarave në Shqipëri, kanë rënë të mbathurat. Nuk ka situatë epidemike në Shqipëri që të mbështet me fakte shkencore. Ramës nuk i takon të marrë masa në këtë situatë.

Unë i kam mbështetur masat në fillim. Por hajde mbajmë pensionistët dhe ata që kanë patologji. Ata që janë të shëndetshëm të shkojnë në punë. Epidemia do të bëjë punën e saj. Ruçi mban prej një muaji të mbyllur parlamentin. Këtu ka rënë demokracia. Janë marrë masa me justifikimin se do të vdesim të gjithë. Të palarat do të dalin në javët në vazhdim”, u shpreh deputeti Ralf Gjoni.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli