Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

“Gjuetari” i gënjeshtrave, si funksionon poligrafi, makina e së vërtetës

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2020, 19:37 | Aktualitet
“Gjuetari” i gënjeshtrave, si funksionon poligrafi, makina e

Poligrafi ose makina e së vërtetës është një instrument që zbulon përgjigjet e gënjeshtra të personit në testim, bazuar në ndryshimin e parametrave truporë të tij.

Pajisja mat presionin e gjakut, pulsin, frymëmarrjen si edhe djersitjen, ndryshime fiziologjike që sipas ekspertëve ndodhin në trup nga gjendja e ankthit kur i intervistuari thotë fakte të pavërteta.

Të gjitha këto të dhëna përmblidhen në një raport grafik, që vë në dukje momentet kur fiziku i të intervistuarit ka reaguar.

Poligrafi daton që në vitin 1913. Ndër vite, ai ka ardhur duke u përmirësuar, deri në variantin e sotëm, një pajisje e dixhitalizuar. Testi i makinës së të vërtetës është përdorur gjerësisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për testimin e punonjësve të rinj të organeve ligjzbatueses si edhe në hetime penale, por edhe në shtete të tjera si Rusia, Mbretëria e Bashkuar apo Japonia.

Testimi përmes poligrafit nuk është i gjithëpranuar, për shkak se gjatë përdorimit të tij janë shënuar raste kur personat, që mund të mbanin nën kontroll ankthin, kanë mundur ta mashtrojnë pajisjen. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani