Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vlerësuar se gjyqtar i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, nuk justifikon burimin e pasurive dhe për këtë arsye ka vendosur ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe ta shkarkojë nga detyra.
KPA ka analizuar gjendjen financiare të zotit Islamaj, si dhe pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të tij, si toka, apartamente, garazhe, automjete, por edhe lëvizjet e tij jashtë Shqipërisë. Pas hetimit të fakteve të reja u miratua kërkesa për ankimimin e vendimit të KPK.