Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Gjykata e Lartë nis punën, ngre tre trupa

Nga A2 CNN
10 Prill 2020, 17:05 | Aktualitet
Gjykata e Lartë nis punën, ngre tre trupa

Gjykata e Lartë nis punën për shqyrtimin e dosjeve të para pas dy vitesh së mungesës së funksionimit të saj. Në një njoftim zyrtar, mësohet se numri i lartë i çështjeve në pritje për t'u shqyrtuar, ka ardhur edhe si shkak i pakësimit të numrit të gjyqtarëve dhe këshilltarëve ligjorë gjatë 3 viteve të fundit.

Që nga maji i vitit 2019, kjo gjykatë nuk ka qenë funksionale dhe nuk ka mundur të shqyrtojë dhe gjykojë asnjë çështje. Por, edhe pse shumë insitucione kanë zgjedhur të tjera forma të funksionimit në kushtet e pandemisë, mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve ka vendosur të ngrejë tre trupa gjyqësore që do të marrin në shqyrtim çështjet.

Me emërimin e gjyqtarëve të rinj, kjo trupë ka përcaktuar një metodologji të re pune, duke nisur me ato çështje që kanë afate të limituara, sikurse janë mosmarrëveshjet për juridiksionin, kompetencën, kërkesat për pezullimin e ekzekutimit të vendimeve etj.

Por, edhe shqyrtimi i rekurseve të çështjeve të themelit, nisur nga kriteri i kohës së paraqitjes së tyre për shqyrtim. Formimi i tri kolegjeve dhe të trupave gjykuese të Gjykatës së Lartë do të publikojnë në mënyrë të vazhdueshme në faqen zyrtare ditën e gjykimit dhe përbërjen e trupës gjykuese për shqyrtimin e të gjitha llojeve të çështjeve gjyqësore. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë