Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Gjykata e lartë zbardh vendimin, pse mbeti në qeli Jaeld Çela?

Nga A2 CNN
3 Tetor 2020, 13:24 | Kronikë
Gjykata e lartë zbardh vendimin, pse mbeti në qeli Jaeld Çela?

Gjykata e Lartë zbardh arsyetimin e vendimit që la në burg Jaeld Çelën. Ish-drejtuesi i Policisë së Vlorës kërkoi të rrëzonte vendimet e Shkallës së Parë dhe të Dytë të Gjykatës së Posaçme për caktimin e masës “arrest në burg”, por gjyqtarët e lartë refuzuan pretendimin e tij. Sipas treshes gjykuese, rekursi i Çelës duhej refuzuar pasi nuk përmbante shkaqet ligjore për shqyrtim nga Gjykata e Lartë.

Aktualisht Çela ndodhet në qeli në zbatim të dënimit me 3 vjet e 4 muaj burg për “shpërdorim detyre” si i bashkëpandehur në të njëjtin proces me ish-ministrin e brendshëm, Saimir Tahiri. Ish-kryepolici i Vlorës u dënua në mungesë nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda, pasi qëndroi në arrati gjatë hetimit dhe gjykimit. Ai u vetëdorëzua në 16 maj të këtij viti, më shumë se 2 vjet e 6 muaj nga prerja e fletë-arrestit për të.

Në betejën gjyqësore për të dalë nga burgu, avokatët kanë pretenduar se Çela ka qenë  në mungesë për shkak të mosbesimit tek prokuroria dhe se ai nuk i ishte shmangur hetimit dhe gjykimit. Njëkohësisht, sipas tyre, Çela rrezikonte të sulmohej në burg nga persona të hetuar prej tij si anëtarë bandës dhe të dënuar me burgime të përjetshme.

Nga ana tjetër, gjatë gjithë arratisë së ish-zyrtarit të lartë, Policia e Shtetit nuk njoftoi ndërmarrjen e ndonjë operacioni për arrestimin e tij. Aktualisht dosja ndaj Çelës dhe ish-ministrit Tahiri ndodhet në Gjykatën e Lartë, ku ata kundërshtojnë vendimin e Apelit të Posaçëm qe e ktheu dosjen për rigjykim nga zero në Shkallën e Parë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani