Gjykata e le në burg të akuzuarin për terrorizëm, avokati: Në vendlindje i rrezikohet jeta

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për 24-vjeçarin nga Taxhikistani, Komron Zukhurov, i dyshuar si anëtar i një celule terroriste të ISIS në Gjermani. Zukhurov, i njohur edhe me emrat Brugeman Komron dhe Komron Zuhurov, u arrestua tre ditë më parë në Tiranë, në zbatim të një urdhër-arresti të një gjykate federale gjermane.