Gjykata e Posaçme lë në burg Thoma Gëllçin dhe të tjerët, ish-drejtori i RTSH tha se do të rikandidonte për postin

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për të lënë në burg ish-drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçi, si dhe tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Gjatë seancës së vlerësimit të masës së sigurisë, përmes avokatit, Gëllçi ka kërkuar masë më të butë, duke e argumentuar me parrezikshmërinë shoqërore dhe probleme shëndetësore. Gëllçi ka pretenduar se e ka paditur RTSH për largim të padrejtë nga puna dhe se do të rikandidonte për pozicionin e drejtorit.