Gjykata e Vlorës rrethohet nga RENEA dhe FNSH, do të jepet masa për Tesilvan Bashon

Tesilvan Bashon, i arrestuar të mërkurën në Vlorë, ka dalë sot para gjykatës për të mësuar masën e sigurisë.

Ai është i dënuar me burgim të përjetshëm në Itali për “vrasje”, “shfrytëzim prostitucioni” dhe “mbajtje dhe transportimi pa leje të armëve të zjarrit”, ndërsa mbi të rëndojnë edhe akuza nga shteti shqiptar.

Kjo seancë në gjykatë është duke u zhvilluar nën masa të rrepta sigurie. Mësohet se godina e Gjykatës është e rrethuar nga forcat RENEA dhe ato të FNSH-së.

Në këtë seancë për rivlerësim mase sigurie janë edhe 7 të arrestuarit e operacionit të koduar “Vjeshta”.

  • LAJMI I FUNDIT | Meta letër OSBE: Ambasadori Borchardt është i padëshirueshëm në Presidencë
  • LAJMI I FUNDIT | Meta: Borchardt vuri në diskutim Dekretin e Presidentit për zgjedhjet vendore
  • LAJMI I FUNDIT | Meta: Borchardt ofendoi publikisht qytetarët shqiptarë