Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Gjykata jep vendimin, Berisha detyrohet të dëmshpërblejë Ramën

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2019, 13:15 | Politikë
Gjykata jep vendimin, Berisha detyrohet të dëmshpërblejë

Gjykata e Tiranës ka pranuar një padi për “shpifje” të bërë nga kreu i qeverisë, Edi Rama, kundër ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas gjyqtarës Marjana Shegani (Dedi) Berisha detyrohet të dëmshpërblejë Ramën me 500 mijë lekë dhe të përgënjeshtrojë deklaratën e bërë prej tij në Facebook në 15 tetor të vitit 2018.

Bëhet fjalë për një postim të Berishës të titulluar “Fundi i kakistokracisë së kallam dështakut po troket”.

  Më herët, kreu i qeverisë ka fituar gjyqet për “shpifje” me ish-deputëtët demokratë Jorida Tabakun dhe Arben Imamin, të cilët detyrohen t’i paguajnë kryeministrit përkatësisht 300 mijë dhe 100 mijë lekë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë