Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Gjykata Kushtetuese në fund të vitit, Ferhati: Vështirë, por jo e pamundur

Nga A2 CNN
16 Shtator 2020, 14:32 | Politikë
Gjykata Kushtetuese në fund të vitit, Ferhati: Vështirë, por

Klotilda Ferhati Bushka, deputete e Partisë Socialiste dhe anëtare e Komisionit të Ligjeve, deklaroi në studion e “Ditari” në A2 se “bërja funksionale e Gjykatës Kushtetuese është prioritet mbi prioritete”, por shtoi se që të bëhet diçka e tillë që në fund të këtij viti është e vështirë.

“Bërja funksionale e Gjykatës Kushtetuese është prioritet mbi prioritete. Kjo është çështje në vëmendjen e Kuvendit prej vitesh dhe ka kërkuar zbatimin me rigorozitet të ligjit. Vetting-u, dorëheqjet dhe procedurat e verifikimit për vakancat kanë marrë kohën e tyre. Funksionaliteti brenda këtij viti është i vështirë, por jo i pamundur. Të gjithë aktorët e përfshirë në këtë proces janë të angazhuar për këtë gjë. Unë mendoj se dy mandatet më të rrezikuara për të mos u plotësuar janë ato afatshkurtër të ish-gjyqtarëve Besnik Ymeraj dhe Fatos Lulo. Kjo ka bërë që kandidatët të mos kenë shumë interes për poste që nuk kanë mandat të plotë”, tha deputetja socialiste.

Në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, deputetja tha: “E kemi ezauruar të gjithë debatin për ndryshimet kushtetuese që në gusht. Kushtetuta ka hyrë në fuqi dhe është miratuar me vullnet të plotë nga mazhoranca dhe opozita parlamentare. Qytetarëve do t’u jepet e drejta që të japin votën edhe për individin, jo vetëm për partinë. Në një sistem me lista të hapura, koalicionet siç kanë ndodhur para ndryshimeve kushtetuese nuk mund të ndodhin sepse nuk mund të ketë disa fletë votimi që ngatërrojnë qytetarin. Duhet t’i përshtatemi standardeve ndërkombëtare”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani