Gjykata Kushtetuese nuk bëhet funksionale as në shtator

Brenda muajit shtator pritet të zgjidhen katër anëtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Dy prej tyre do të përzgjidhen nga Presidenti i Republikës dhe dy të tjerë nga Parlamenti, mes gjashtë kandidaturave, që do të renditen nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Megjithëse hap i rëndësishëm, emërimi i katër gardianëve kushtetues nuk e bën funksionale gjykatën më të lartë të piramidës së gjyqësorit në vend, që në kushte normale duhet të ketë 9 anëtarë. Bashkë anëtaren Vitore Tusha, e vetmja që i mbijetoi vetting-ut, Kushtetuesja bëhet me pesë anëtarë, ndërkohë që minimumi i nevojshëm për të dalë në seancë gjyqësore është gjashtë. Kjo do të thotë, që shqyrtimi i më shumë se çështjeve në pritje, mes të cilave ligjshmëria e zgjedhjeve të 30 qershorit, ligji për teatrin apo shkarkimi i Presidentit, nuk dihet kur do të ndodhë.

Shkarkoni aplikacionin e A2