Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Gjykatat kryesore jashtë funksionit, Daci: KLGJ, shkaktarja kryesore e situatës aktuale, ka përmbysur parime

Nga A2 CNN
25 Shtator 2020, 14:17 | Aktualitet
Gjykatat kryesore jashtë funksionit, Daci: KLGJ, shkaktarja kryesore e

Kushtetuesja, struktura e drejtësisë që është kthyer në shqetësimin e çdo qytetari, që nuk merr dot shërbime, e çdo ndërkombëtari, që mesa duket e sheh si atraksion mungesën e institucionit themeltar që presupozohet të ruajë balancën e të japë vulën e fundit për ngërçet, që shpesh, drejtpërdrejt, prekin dhe influencën, cilësinë e jetesës së qytetarëve të një vendi.

Pse u bë kaq proces kompleks, të plotësuarit e vakancave në një fushë si drejtësia? A u menduan vakumet dhe boshllëqet që mund të sillte procesi i reformimit të drejtësisë? A mund të rikuperohen, pa i sjell probleme, ecurisë së reformimit?

Avokati Jordan Daci dha idenë dhe konsulencën e tij në A2 mbi këtë temë. Ai u shpreh se e sheh të pamundur plotësimin e Gjykatës Kushtetuese brenda këtij viti.

“Unë them se nuk do të jetë e mundur derisa të përfundojë problemi i zgjedhjeve të ardhshme të 25 prillit. Problem që e pengon Gjykatën e Kushtetuese, mendoj se është peng edhe e Gjykatës së Lartë sepse Kushtetuese funksionale ne do të kemi vetëm kur të ngrihet Gjykata e Lartë. Problemi i tretë është mungesa e kapaciteteve kualifikuese për të qenë kandidatë për këtë gjykatë”. U shpreh Daci.

Më tej, avokati evidentoi edhe dy problemet, sipas tij, të reformës. “Mungesa e mekanizimit që mundëson zëvendësimin në kohë të shpejtë të gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar, i cili vijon të jetë problem dhe e dyta, nuk pati një analizë të kapaciteteve në dispozicion që kishte vendi ynë. Zgjidhja që do të funksiononte është zhbllokimi i Gjykatës së Lartë sepse anëtarët që vijnë kanë kaluar vetingun”.

Jordan Daci theksoi se Këshilli i Lartë Gjyqësor është shkaktari kryesor për këtë situatë. “KLGJ dhe KLD duhet t’i lënë të gjitha punët dhe të merren me këtë gjë. Problematikën më të madhe e shoh te Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili praktikisht zgjidh situatën. Duke vënë në efikasitet KLGJ-në, ne zgjidhim Gjykatën e Lartë dhe çështjen e Kushtetueses. KLGJ është shkatërruesja numër 1 e kësaj situatës dhe ka bërë atë që s’e ka bërë askush, ka përmbysur parime”, u shpreh Daci.   

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani