Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Gjykimi i "Babales", telefonata e policisë dështon seancën

Nga A2 CNN
30 Maj 2019, 19:29 | Aktualitet
Gjykimi i "Babales", telefonata e policisë dështon

Rruga e shkurtër e zgjedhur nga Policia Gjyqësore për të lajmëruar me telefon ish-deputetin e PD-së Ervin Salianji për gjyqin ndaj tij në Gjykatën e Tiranës, zgjati me të paktën dy jave procesin.

Seanca gjyqësore e së enjtes për dosjen “Babalja” u shty për të dytën herë radhazi, për shkak të mos njoftimit në mënyrën e kërkuar nga ligji të ish-deputetit të pandehur dhe po ashtu gazetarit Jetmir Olldashi.

Kryesuesi theksoi se Policia Gjyqësore duhet të sillte në gjykatë fletë-njoftimin të firmosur nga të pandehurit.

Ish-deputeti Salianji dhe të bashkëpandehurit e tij Fredi Alizoti, Albert Veli dhe Jetmir Olldashi akuzohen për “kallëzim të rremë”. Sipas prokurorisë ata kanë inskenuar audio-përgjimin “Babalja”, më qëllim denigrimin e figurës së ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë