Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Gjylameti tregon në “A2 Business” pse u vendos akciza 6 lekë për gazin

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2021, 22:28 | Ekonomi
Gjylameti tregon në “A2 Business” pse u vendos akciza 6

Blerina Gjylameti, deputete e Partisë Socialiste, në një lidhje direkte me “A2 Business”, shpjegoi pse qeveria ka vendosur të unifikojë taksën mbi gazin në 6 lekë/litër.

“2/3 e gazit të lëngshëm që tregtohej deri më sot, tregtohej pa akcizë. Pra, më tepër sesa rëndimi i xhepave të qytetarëve, ka të bëjë me luftën kundër informalitetit dhe abuzimit që ka patur në treg. Nëpërmjet skemave të ndryshme të subvencionimit, mund të futet edhe gazi i lëngshëm për familjarët”, deklaroi Gjylameti.

“Eksperienca ka treguar që është e vështirë për të përcaktuar nëse gazi i lëngshëm ka qenë për ngrohje apo për makinat. Kështu që, unifikimi i akcizës për këtë produkt ka të bëjë me abuzimet që ka patur. Rritja e çmimit do të jetë shumë e ulët dhe nuk do të ketë ndonjë ndikim”, shtoi deputetja socialiste.

https://a2news.com/2021/11/03/akciza-e-gazit-6-leke-haxhi-nuk-rendon-ne-xhepat-e-qytetareve/

A2 CNN Livestream

Dita jonë