“Gjyqe si Nurembergu”, Basha paralajmëron nëpunësit civil: Hapni sytë

Lulzim Basha paralajmëroi mazhorancën se nuk do ta njohë reformën e Akademisë së Shkencave që u prezantua në Parlament.

Nga Kamza, ai e quajti atë antikushtetuese dhe kriminale. Sipas kryedemokratit, njerëzit e PS-së në Qeveri e kanë kuptuar se anija po merr ujë.

Ai i paralajmëroi se do të përndiqen penalisht njësoj si udhëheqësit nazistë pas Luftës së Dytë Botërore.

Basha garantoi demokratët se partnerët nuk do t’i njohin zgjedhjet pa PD-në. Qeveria tranzitore mbetet e vetmja zgjidhje, pohoi kryedemokrati, ndërsa ftoi qytetarët në protestën e të shtunës pasdite para Kryeministrisë.