Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Gledis Nano firmos urdhrin, test droge për policët

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2021, 15:45 | Aktualitet
Gledis Nano firmos urdhrin, test droge për policët

Në një kohë që Policia prej shumë kohësh parashikon të aplikojë testin e drogës për drejtuesit e mjeteve, drejtori i përgjithshëm, Gledis Nano, ka urdhëruar nisjen e testit te vetë efektivët e policisë.

Mësohet se vendimi vjen si një mënyrë e përmirësimit të cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve, por edhe mjaft akuzave të qytetarëve se efektivë janë të përfshirë në aktivitete kriminale. Testi nuk do të bëhet për të gjithë efektivët, por në mënyrë të rastësishme, si edhe për ata që do të ketë dyshime se mund të jenë përdorues.

Ndaj dhe për këtë, rreth 20 efektivë në Policinë e Elbasanit u dërguan për t’iu në shtruar verifikimit. Reparti i toksikologjisë pritet të kryejë analizat, ndërsa në sitën e testit të drogës pritet të hyjnë edhe zyrtarë të latë të policisë së shtetit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë