Gledis Nano në krye të Policisë, Çuçi: Energji të reja për të realizuar objektivat

Gledis Nano do të jetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Pas dorëheqjes së Ardi Veliut, Këshilli i Ministrave emëroi në krye të Policisë së Shtetit drejtorin e Antiterrorit. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi nuk ia kurseu elozhet publike Ardi Veliut, duke shtuar se ndryshimi në kupolën e policisë bëhet për të sjelle energji të reja për të realizuar objektivat e qeverisë në luftën kundër krimit.