Glover: Nuk kam vëzhguar kurrë zgjedhje pa opozitën

“Nuk kam vëzhguar kurrë pjesë një proces zgjedhor ku opozita nuk ka marrë pjesë. Por, edhe nëse do të ishte kështu, ne do të raportonim çdo gjë ashtu siç do ta shihnim. Do të vlerësonim zgjedhjet duke i krahasuar edhe me standardet e tjera ndërkombëtare”.

Audry Glover, drejtuesja e misionit të OSBE/ ODIHR, u shpreh kështu në një konferencë për shtyp ditën e premte.

Glover theksoi më tej: “Është shumë e rëndësishme të kihet parasysh që zgjedhjet nuk janë vetëm në një ditë. Ajo çfarë vjen para dhe pas ditës së zgjedhjeve është po aq e rëndësishme me atë që ndodh ditën e zgjedhjeve. Ne do të raportojmë atë që shohim gjatë procesit”.

Kur u pyet nëse mungesa e opozitës dhe refuzimi nga KQZ i anëtarëve të saj në KZAZ e bënin këtë një process zgjedhor me standarde, Glover tha: “Duhet të shikojmë të gjithë procesin zgjedhor përpara se të japim përfundimet. Ne do të raportojmë çfarë shohim, por është ende herët të vlerësojmë”.

Shkarkoni aplikacionin e A2