Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Goditet grupi kriminal i drejtuar nga një grua në Tiranë, sekuestrohen heroinë e kokainë

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2023, 11:34 | Kronikë
Goditet grupi kriminal i drejtuar nga një grua në Tiranë,

Policia në Tiranë ka goditur një grup kriminal që shpërndante në sasi dhe në doza droga të forta si heroinë e kokainë.

Me finalizimin e operacionit “Kutia e Pandorës” janë vënë në pranga katër persona, pjesëtarë të një grupit kriminal.

Kështu, në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë; B. F.,  40 vjeçe, banuese në Tiranë  drejtuese e grupit kriminal, H. B.,  41 vjeçe, anëtare e grupit kriminal, A. K , 45 vjeç, anëtar i grupit kriminal dhe K. B.,  20 vjeç, anëtar i grupit kriminal.

Nga kontrolli i ushtruar në banesat e drejtueses së grupit dhe të një anëtari të tij, policia sekuestroi 6 kilogramë heroinë e kokainë, përkatësisht 3 kg 891 gramë lende narkotike e dyshuar heroinë dhe 2 kg e 110 gram lëndë narkotike kokainë, ku një pjesë ishte e ndarë në 1100 doza gati për shitje.

Gjithashtu nga kontrolli  u gjetën dhe 83.555 euro, 420.000 lekë të rinj, 2 automjete, 2 motoçikleta, 3 peshore elektronike dhe 4 aparate celulare.

Nga hetimit e kryra rezulton se personat e vënë në pranga vepronin në  formën e grupit kriminal që drejtohej nga një 40-vjeçare, e cila siguronte lëndën narkotike në sasi të mëdha dhe më pas furnizonte shpërndarësit në doza.

Po nga hetimet është bërë e mundur që të identifikohet edhe personi që furnizonte me sasi kokaine e heroine 40-vjeçaren.

Policia njofton se operacioni është në vijim.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani