Goditja nga Covid-19, Sejko: Ringritja e ngadaltë, ekonomia i kthehet rritjes në 2021

Pandemia Covid-19 ka goditur rëndë ekonominë shqiptare, duke ngadalësuar aktivitetin ekonomik në të gjithë sektorët.

Sipas Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, pasiguritë për të ardhmen pritet të shoqërohen me një tkurrje të ndjeshme të konsumit dhe investimeve private në vend.