Goditja nga tërmeti, BSH do të lehtësojë politikën monetare

Publikuar më: 13/2/2020, ora 17:21

Pas goditjes së tërmetit, Banka e Shqipërisë do të lehtësojë politikën monetare, si një mënyrë për të ruajtur stabilitetin dhe për të dhënë një shtysë ekonomisë. Për ekspertin e ekonomisë, Mateo Spaho, Banka Qendrore ka nevojë për bashkëpunim me Financat për t’i bërë masat e ndërmarra të zbatueshme dhe efektive. “Ka vite që kërkon të lehtësojë politikat monetare, por e vërteta është që ekonomia është një e tërë dhe nuk ka vetëm Bankën e Shqipërisë që vendos për politikat monetare por edhe shtetin që vendos politikat fiskale, pra nuk mund të krijojmë shtysa për investime në qoftë se nuk ka koordinim midis këtyre institucioneve”, thotë Spaho për A2. Tërmeti i 26 Nëntorit shkaktoi dëme të mëdha që pritet të ndikojnë në ngadalësimin e rritjes ekonomike këtë vit me 0.6%. Banka e Shqipërisë vlerëson se rindërtimi mund t’i japë një stimul ekonomisë, por Spaho deklaron se ndikimi pritet të jetë i përkohshëm. “Rindërtimi mund të influencojë në një farë rritjeje, por do te ishte gjithsesi sezonale dhe e pjesshme, ndërkohë që vendi ka nevojë për një rritje të brendshme”, vijon Spaho. Teksa programi i rindërtimit nuk ka nisur zbatimin, Banka e Shqipërisë vlerëson se vonesat me këtë proces shihen si një rrezik i shtuar për ekonominë, e cila nuk është në ditët më të mira të saj, me një konsum në tkurrje dhe pa asnjë investim të huaj të ri në horizont.