Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Goditjet e njëpasnjëshme, ekonomia u tkurr me -2.25% në tremujorin e parë

Nga A2 CNN
30 Qershor 2020, 19:46 | Ekonomi
Goditjet e njëpasnjëshme, ekonomia u tkurr me -2.25% në

Dy goditjet e njëpasnjëshme në ekonomi, tërmeti i 26 nëntorit dhe kriza e Covid-19 e kanë zhytur vendin zyrtarisht në recesion. Instituti i Statistikave publikoi të dhënat e Prodhimit të Brendshëm Bruto për periudhën janar-mars, që rezulton me një tkurrje prej -2.52%.

Ndërtimi është sektori kryesor që ka ndikuar në këtë rënie të ekonomisë, ku krahas masave të koronavirusit, ka ndikuar mbi të gjitha tërmeti, pezullimi i lejeve të reja të ndërtimit në tri qarqe, si dhe nisja e vonuar e procesit të rindërtimit.

Kriza ekonomike ka përfshirë thuajse të gjithë degët e tjera të sipërmarrjes, me një impakt të fortë edhe te tregtia dhe akomodimi, industria përpunuese dhe ajo prodhuese.

Sektorët e vetëm që shfaqen me rritje për tremujorin e parë janë bujqësia dhe aktivitetet e pasurive të paluajtshme. Madje, sektori agro-blegtoral raporton një rritje të fortë, veçanërisht për peshën e madhe që zë në ekonomi, duke zbutur goditjen të paktën për një pjesë të popullsisë që jeton në zonat rurale.

Ndikimi real i Covid-19 në ekonomi do të jetë më i dukshëm në tremujorin e dytë dhe të tretë të vitit, që do të tregojnë edhe dëmin nga izolimi 2-mujor dhe shpejtësinë me të cilën do të rimëkëmbet biznesi dhe konsumi. Për këtë vit, institucionet financiare ndërkombëtare parashikojnë një recesion nga -5 deri në -9%, ndërsa autoritetet vendase presin një goditje më të zbutur në kufijtë e -6%. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë