Godole: Pas vdekjes së Enver Hoxhës u propozua që Tiranës t’i vihej emri i diktatorit

Do të përkujtohet nesër më 20 shkurt përmes një ekspozite me titull “Rënia e një diktatori” 30 vjetori i rrëzimit simbolik të diktaturës. Jonila Godole nga Instituti për Demokraci Media dhe Kulturë e ftuar në “Dita Jonë” tregoi se në të do të publikohen dokumente arkivorë dhe, foto dhe propozime absurde. Ajo solli në vëmendje një propozim absurd që Tirana të mbante emrin Enver Hoxha pas vdekjes së tij, por që u shmang nga Ramiz Alia e shmangu me stil.