Gogu: Vettingu, 44% janë përjashtuar nga sistemi

Në studiot e A2, i ftuar në programin “Dita Jonë””, zv. ministri i Drejtësisë Toni Gogu ka bërë një bilanc të reformës në drejtësi dhe afateve që ekzekutivi i ka vënë vetes.
Gogu cilëson reformën deri më tani si “një udhëtim me lëkundje, por që ka shkuar përpara, një nga projektet më t mëdha të shoqërisë shqiptare në 30 vitet e fundit”.
Sipas zv. ministrit, edhe pse problemet janë shumëdimensionale, sfida më e madhe tani është integriteti, sepse në këto vite “kemi relativizuar të mirën dhe të keqen, me një zonë gri që është rritur”.
Më pas, ai jep një shifër konkrete, kur thotë që “44% e të gjykuarve në vetting nuk kanë mundur të kalojnë”, por edhe një afat domethënës, kur gjykon se për sa i përket SPAK-ut “duhet të shkojmë në maj ose qershor tek partneret ndërkombëtarë me strukturat e ngritura”, dhe më pas çështja do t’i kalojë prokurorëve dhe gjyqtarëve që “do të kenë gjithë mundësitë të punojnë”.
Por nuk mungon një thumbim final, kur Gogu shprehet se “korrupsioni është problem global, por ne na është kalbëzuar e vërteta, jetojmë me të vërteta efektivë, të thuash që reforma në drejtësi ka dështuar domethënë se je i verbër”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN