Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Gonxhja: Jemi pranë kapjes së mesatares së BE-së për aksidentet dhe fatalitetet

Nga A2 CNN
14 Korrik 2022, 15:41 | Aktualitet
Gonxhja: Jemi pranë kapjes së mesatares së BE-së për

Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor (DPSHTRR), Blendi Gonxhja, tha në Ditarin e A2 CNN statistikat pozitive të aksidenteve ishin shkak për njohjen e patentave shqiptare nga ana e Gjermanisë.

“Kemi 17% më pak viktima në krahasim me vitin 2021. 15,7% më pak viktima për 1 milionë banorë. Kemi progresin më të lartë në rajon, për të kapur mesataren e BE-së për sa i përket fataliteteve dhe aksidenteve për 1 milion banorë. Kemi ulje të indeksit të vdekshmërisë për 10 mijë mjete, ulje të indeksit të vdekshmërisë për 10 mijë drejtues mjetesh”, tha Gonxhja. “Këto pesë kolona janë vendimtare për çdo shtet që njeh dhe konverton lejet e drejtimit shqiptare”

Sipas tij, në projeksionin e sivjetshëm Shqipëria shkon në 59 fatalitete për 1 milion banorë, ndërkohë vendet e BE-së kanë mesatare 44 fatalitete për 1 milion banorë.

Sa i përket ndryshimeve të propozuara në kodin rrugor, si zgjatja e patentave apo rritja e shpejtësisë maksimale në disa akse specifike rrugore, Gonxhja tha se kjo është bërë për të lehtësuar shërbimet ndaj qytetarëve. “Ky ndryshim, që na bëri përshtypje që edhe opozita e mbështeti plotësisht, kursen 80 mijë qytetarë të cilët çdo vit do të bënin një gjë që nuk do ta bëjnë më, dhe do të kemi një kursim për ta çdo vit 9,7 milionë euro”, tha Gonxhja.

A2 CNN Livestream

Dita jonë