Grabitja në Rinas, Gjykata vë në pikëpyetje dëshminë e të penduarit

Gjykata për Krimet e Rënda ka vënë re pika të errëta në dëshminë Bengasit, i cili para prokurorëve ka mohuar që të ketë modifikuar furgonin e grabitjes, apo që modifikimi të jetë bërë në servisin ku ai punonte.

Në vendimin gjyqësor të zotëruar nga A2 CNN arsyetohet se Alkond Bengasi, ka dhënë kontributin e tij në realizimin e grabitjes. Gjykata ngre dyshime se Bengasi nuk i ka ndryshuar vetëm baterinë furgonit “Chervolet”, pasi ai ndonëse pretendon se e ka parë atë me ngjyrë jeshile, e ka dalluar në videot e ngjarjes nga parakolpi i pasmë, në një kohë që mjetit i ishte ndryshuar ngjyra dhe stema. “Pra, vetëm një person që kishte bërë modifikime, njihte detaje të tilla”, arsyetohet në vendim.

Shkarkoni aplikacionin e A2