Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Grabitja në Rinas, PAMECA e lajmëroi para 3 vitesh pasigurinë e portës

Nga A2 CNN
30 Prill 2019, 17:04 | Kronikë
Grabitja në Rinas, PAMECA e lajmëroi para 3 vitesh pasigurinë e

Krahas arrestimit të autorëve të dyshuar, supergrabitja e Rinasit pritet të vërë parë përgjegjësisë edhe zyrtarë të aeroportit por edhe kontraktues të cilët kishin për detyrë të siguronin perimetrin e sigurisë së pistës.

Mbledhja e parë e aviacionit civil u bë në maj të vitit 2016 vetëm një muaj para grabitjes brenda pistës e për të cilën është shpallur në kërkim ndërkombëtar Aleks Pepa. Por krahas pjesëmarrësve, mes tyre të shërbimit informativ shqiptar, por edhe drejtorit të përgjithshëm të kufirit dhe migracionit, mes të ftuarve kishte dhe ekspertë nga PAMECA, asistenca europiane për Ministrinë e Brendshme dhe Policinë.

Teuta Krasniqi, eksperte për menaxhimin e integruar të kufirit, ngriti si shqetësim pikërisht portën ku më 9 prill, Admir Murataj, bashkë me 4 grabitës të tjerë hynë në brendësi të aeroportit. Sipas saj, në atë kohë, porta nuk kishte barriera mbrojtëse, por edhe pas goditjes më 30 qershor sërish nuk u morën masat e duhura duke bërë që më 9 prill të vitit 2019, pas tre vitesh, grupi i Muratajt dhe Klement Çalës të grabiste 5,7 milionë euro.

Një tjetër shqetësim i ngritur prej saj ishin dhe kamerat e sigurisë dhe domosdoshmëria që policia të ketë akses në to, por sërish pas tre vitesh deri në grabitjen e fundit brenda Rinasit, Policia nuk kishte akses.

Për sa i përket hetimeve për supergrabitjen, veç dëshmisë së Alkond Bengasit e cila përfundon deri në modifikimin e makinës që u përdor nga autorët, Prokuroria nuk ka informacion mbi pozicionin e të arrestuarve, nëse ata kanë luajtur rol aktiv. Për këtë, është kërkuar dhe marrja në mbrojtje e njërit prej 5 të arrestuarve të tjerë, por deri më tani askush nuk ka pranuar të flasë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë