Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Grabitja në Rinas, provat që mbërthyen të arrestuarit

Nga A2 CNN
29 Prill 2019, 17:02 | Kronikë
Grabitja në Rinas, provat që mbërthyen të arrestuarit

Gjatë tre javëve nga grabitja spektakolare e 9 prillit në aeroportin e Rinasit, Prokuroria për Krimet e Rënda ka bindur gjykatën të izolojë në qeli 5 të dyshuar për ngjarjen.

I arrestuari i gjashtë, Ragip Hajdini, i etiketuar nga të dyshuarit si “daja” nga Kosova, pritët të dalë para gjykatës paraditen e së martës. Përveç Alkond Bengasit, bashkëpunëtor i drejtësisë, katër të dyshuarit e tjerë të lënë në burg, kanë mohuar përfshirjen e tyre në grabitje. Ata kanë pranuar njohjen me Admir Muratajn, i vrarë në ngjarje dhe Klement Çalës, i shpallur në kërkim, por sipas tyre vetëm për shkak të lidhjeve familjare, apo shoqërore.

Por ku i bazon prokuroria dyshimet se të arrestuarit janë pjesë e “inxhinierëve” kriminalë që mundën të grabisin miliona euro në pistën e Rinasit?

Prova kryesore e prezantuar prej tyre në gjykatë është deklarimi Alkond Bengasi. Ai rrëfeu detaje të modifikimit të furgonit të grabitjes, takimet e shpeshta mes Klement Çalës e Admir Muratajt me “dajën” nga Kosova, si dhe emrat e të arrestuarve të tjerë. Për llogari të hetimit janë regjistruar të gjitha kartëmonedhat e një shumë prej gati 4 mijë euro që mbante me vete Elton Pikli në momentin e arrestimit. Numrat e serisë i janë përcjellë bankave të vjedhura për të verifikuar nëse i përkasin parave të grabitura.

Provë tjetër është një përgjim ambiental në ambientet e policisë mes të arrestuarve Renaldo Sula dhe Saimir Çela, teksa shprehin shqetësim për situatën. Gjithashtu në dosjen e Prokurorisë janë deklarimet e gati 65 personave, si edhe aktet për sekuestrimin e provave materiale në vendin ku u vra Admir Murataj, mes të cilave një granatë, një pistoletë, një kallashnikov dhe municione të tjera.

A2 CNN Livestream

Dita jonë