Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Gratë naftëtare zëvendësojnë burrat në grevën e urisë

Nga A2 CNN
15 Tetor 2020, 14:19 | Aktualitet

18 ditë mbijetesë me ujë e sheqer dhe asnjë përgjigje institucionale që mund t’i kthente naftëtarët me paga në familjet e tyre, ose me paga dhe në punë për të pasur një vijimësi normaliteti. Solidaritetit i janë shtuar edhe gratë naftëtare, të cilat në fakt, zëvendësojnë burrat në gjendje të përkeqësuar shëndetësore. Por duket se greva nuk ka provokuar një tratativë për zgjidhjen që është cilësuar e pamundur nga ana e qeverisë, as mësymja me forcë drejt uzinës, që duke qenë nën kthetrat e privatit është e pambrojtur nga kushdo. Armend Pire sjell rrëfimet e grave naftëtare, për të mësuar nëse diçka ka ndryshuar në listën e kërkesave ose pretendimeve që kanë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu