Gratë në bujqësi, mungon financimi dhe promovimi i punës së tyre

Roli i gruas në bujqësi është ende në nivele të ulëta promovimi dhe mbështetje. Dhjetëra projekte dhe incentiva të marra për të forcuar pozitën dhe rolin vendimmarrës të grave në zhvillimin rural nuk ia kanë dalë të jenë në efektivitetin e duhur. Një nismë e radhës, me mbështetjen e Ambasadës Italiane dhe organizatave mbështetëse, synojnë që të ketë një klimë më mbështetëse ndaj financimit të grave. Gjatë diskutimeve më kritik për mbështetjen e vonuar të grave janë shprehur agjencitë e specializuar të Kombeve të Bashkuara.