Gratë në parlament, PS-PD të ndara edhe për kuotat gjinore

Mazhoranca dhe opozita në tryezën politike për reformën zgjedhore nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët as për kuotat gjinore në Parlamentin e Shqipërisë.

Të dyja palët janë dakord që minimumi 30% e listave të kandidatëve për çdo zonë zgjedhore t’i përkasin gjinisë femërore. Ku ndahen është te renditja e tyre.