Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Green Pass” për baret dhe restorantet, Mira Pogaçi: Masë e cunguar, shkakton më shumë probleme

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2021, 21:24 | Aktualitet
“Green Pass” për baret dhe restorantet, Mira Pogaçi:

Për drejtoreshën ekzekutive të “Shoqatës Tregtare të Shqipërisë”, Mira Pogaçi vendosja e “pasaportës së gjelbër” vetëm për baret dhe restorantet është një masë e cunguar.

Sipas Pogaçit, këto masa gjysmake shkaktojnë më shumë probleme dhe kufizojnë vetëm një sektor të caktuar duke e dëmtuar atë.

https://a2news.com/2021/11/10/vaksinimi-i-detyruar-alimehmeti-green-pass-nje-nga-pjeset-e-mozaikut-te-fokusohemi-te-ndergjegjesimi/

“Unë jam dakord me “Green Pass”, por me mënyrën sesi ai është i aplikuar në vendet e tjera. Jo si është anoncuar në Shqipëri. Në Itali, u deklarua se në 15 tetor kush nuk është i vaksinuar nuk do të mundet të aksesoj asnjë lloj ambienti. Kufizimi u vendos në të gjitha shërbimet. Në Shqipëri kufizimi është vetëm për baret dhe restorantet. Një masë vetëm për baret dhe restorantet duket e cunguar. Masat pjesore kanë shkaktuar më shumë probleme sesa qëllimi fillestar që është shëndeti. Do të kemi një rritje të vaksinimit, por një kufizim vetëm për një sektor që është ai i bareve”, u shpreh Pogaçi.

https://a2news.com/2021/11/10/me-certifikate-vaksinimi-ne-lokal-jahaj-nuk-eshte-zgjidhje-te-gjenden-menyra-alternative/
https://a2news.com/2021/11/10/efektshmeria-e-vaksines-per-kontrollin-e-infeksionit-ka-rene-alimehmeti-behet-per-shendetin-jo-per-te-pire-kafe/
https://a2news.com/video/certifikata-e-vaksinimit-cepani-bazohemi-me-shume-te-sanksionet-se-te-ndergjegjesimi/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli